Në lidhje me diskutimin e plotë të Deputetit të PDSH-së, Ernad Fejzullahu që e zhvilloi dje në Kuvendin e Maqedonisë, lidhur me rishkimin e buxhetit, ai akuzon koalicionin OBRM-PDUKM dhe BDI se ky buxhet diskriminon shqiptarët gati tetë vite, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Si miratimi i buxhetit ashtu edhe rishikimi i tij paraqet një ndër aktet më të rëndësishme që sjell parlamenti.
Nëpërmjet buxhetit dhe më pas rishikimit të tij, një qeveri pasqyron politikat e saj, që padyshim duhet të jenë për të mirën e qytetarëve të saj dhe përfundimisht zhvillimin e atij shteti. Në rastin konkret, qeveria aktuale OBRM-PDUKM –BDI si me projektimin e buxhetit, tashmë të miratuar në parlament nga kjo shumicë parlamentarer, ashtu edhe me rishikimin e këtij buxheti vërehet po e njejta qasje me tendencë përshkallëzimi të politikës diskriminuese kundrejt shqiptarëve që kjo qeveri OBRM-BDI po zhvillon në këto 8 vite.
Në këtë rishikim të buxhetit të propozuar nga OBRM dhe BDI jo që nuk kemi ndonjë përmisim, por përkundrazi ai 3% që ishin paraparë të investohen për shqiptarët dhe vendbanimet ku jetojnë ata, ju është dukur shumë, prandaj ka shkurtime për tu bërë hiç!
Partia Demokratike Shqiptare parashtrojë 320 amandmane, të cilat u rrefuzuan të gjitha nga ana e zëvendësministrit të financave, përndryshe kuadër i BDI –së dhe i Ali Ahmetit’, tha Fejzullahu dje në diskutim. /Telegrafi/