Telegrafi

PDSH: Bardhyl Dauti ministër pa resor, Musadik Beqiri zv.ministër për Transport dhe Lidhje

Bardhyl Dauti, si ministër pa resor për çështje ekonomike dhe investime të huaja dhe Musadik Beqiri si zv.ministër për Transport dhe Lidhje, janë propozimet që u dhanë sot nga Kuvendi Qendror i PDSH-së në Tetovë, informoi pas mbarimit të mbledhjes sekretari i partisë, Luan Tresi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se anëtarët e Komitetit Qendror pas diskutimeve kanë vendosur të pranojnë ofertën e kryeministrit Zoran Zaev dhe PDSH të bëhet pjesë e koalicionit. /Telegrafi/