Bardhyl Dauti, si ministër pa resor për çështje ekonomike dhe investime të huaja dhe Musadik Beqiri si zv.ministër për Transport dhe Lidhje, janë propozimet që u dhanë sot nga Kuvendi Qendror i PDSH-së në Tetovë, informoi pas mbarimit të mbledhjes sekretari i partisë, Luan Tresi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se anëtarët e Komitetit Qendror pas diskutimeve kanë vendosur të pranojnë ofertën e kryeministrit Zoran Zaev dhe PDSH të bëhet pjesë e koalicionit. /Telegrafi/