Telegrafi

PDSH: Ai popull që kultivon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni sot përmes një telegram urimi ka uruar të gjithë shqiptarëve u ka uruar Ditën e Alfabetit.

‘Sot përkujtojmë 108 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip. Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare si festë shtetërore me meritë të Partisë Demokratike Shqiptare.

Është obligimin i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do ta forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve. Ai popull që kultivon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare.

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip’, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/