Site icon Telegrafi

RDM: Vendosja e flamurit shqiptar në Kuvend është në kundërshtim me Kushtetutën

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) ka dënuar vendosjen e flamurit shqiptar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. Ata thonë se flamuri është simbol shtetëror dhe jo kombëtar dhe sipas tyre, një gjest i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kuvendi është simbol për demokracinë parlamentare të Maqedonisë si shtet, ndërsa funksioni i kryetarit të Kuvendit është funksioni i dytë më i lartë sipas rëndësisë. Flamuri është simbol shtetëror, jo kombëtar. Për këtë arsye një gjest i tillë është absolutisht i papranueshëm dhe kundër Kushtetutës dhe ligjeve dhe ofendon ndjenjat e të gjithë qytetarëve të cilët Maqedoninë e respektojnë si shtet të vetin”, thonë nga RDM./Telegrafi/

Exit mobile version