Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka caktuar kandidatin e saj për kryetar Komune, për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale, që do të mbahen më 4 dhjetor 2016.
Pas diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u vendos që kandidat për kryetar të Drenasit të jetë Ramiz Lladrovci, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Ndryshe, më 25 dhjetor kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dha dorëheqje, pasi Gjykata e Apelit i konfirmoi dënimin e shkallës së parë me anë të së cilës dënohet me tri vjet burg, në rastin e quajtur “Drenica 2”. /Telegrafi/