Telegrafi

PDK: Zenun Pajaziti është kryetari i ri i GP të PDK-së

Ka përfunduar takimi me dyer të mbyllura në selinë e PDK-së.

Basri Musmurati, sekretarë i Përgjithshëm i PDK-së, i ka thënë KosovaPress-it se vendimi për votim të demarkacionit është marrë më herët, ndërkohë sot është votuar për zgjedhjen e kryetarit të ri të Grupit Parlamentarë të PDK-së.

“ Vendimi për mbështetjen e demarkacionit është marrë më herët. Sot vendosëm për kryetarin e ri të grupit parlamentarë. Zenun Pajaziti do të jetë kryetar i grupit parlamentarë të PDK-së”, ka thënë Musmurati.

Ndërkohë si edhe raportuam më herët, sot pasdite PDK do të ketë edhe dy zhvillime në të cilat do të diskutojë edhe për çështjen e demarkacionit. Kështu nga ora 15:00 do të mbahet mbledhja e grupit parlamentarë, ndërkohë sonte nga ora 18:00 do të mblidhet Këshilli drejtues i partisë.