Site icon Telegrafi

PDK: I vonuar por i drejtë vendimi për lirimin e Sami Lushtakut

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson të vonuar, por të drejtë, vendimin e institucioneve të drejtësisë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

“PDK kërkon lirimin e luftëtarëve të lirisë në rastin Drenica 1 dhe 2 si të pafajshëm, siç edhe procesi gjyqësor ka ridëshmuar se janë. UÇK dhe vlerat luftarake liridashëse të popullit tonë janë të paprekshme!

Lufta për liri dhe kontributi i çdo qytetari për shtet, në UÇK dhe jashtë saj është i shenjtë dhe pacenuar nga askush për popullin tonë, ndërsa PDK fton gjithë qytetarët e vendit të punojmë fuqishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit tonë, respektimin e ligjit dhe përkushtim të palëkundur në perspektivën tonë integruese euroatlantike!”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës i uron Lushtakut kthim të mbarë në detyrën e vetë të kryetarit të Skenderajt, përgjegjësive në PDK dhe jetë të qetë me familje. /Telegrafi/

Exit mobile version