Telegrafi

PDK udhëheqë në 20 komuna, LDK në 6, AAK në 3 sosh

Në shumicën e komunave do të ketë rreth të dytë të votimeve, respektivisht balotazh për kryetar. Në Prishtinë gara pritet të zhvillohet në mes të kandidatit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili prinë me 36 % te votave dhe Fatmir Limajt, që ka tubuar 25%. Sipas rezultateve të pjesshme të ofruara nga “Demokracia në veprim” rezultatet janë si vijojnë:

Prishtinë: Isa Mustafa (LDK) 36%; Fatmir Limaj (PDK) 25%; Ibrahim Makolli (AKR) 18%; Genc Meraku (AAK) 6%; Ylber Hysa (ORA) 5%; Shefki Gashi (LDD) 4%.

Prizren: Ramadan Muja (PDK) 28%; Eqrem Kryeziu (LDK) 27%; Haxhi Ferati (AKR) 11%; Cemail Smajli (Vakat) 7%; Ercan Spat (KDTP) 7%; Kadri Kryeziu (AAK) 6%.

Pejë: Ali Berisha (AAK) 22%; Gazmend Muhaxheri (ORA) 18%; Hajredin Kuçi (PDK) 15%; Agim Bërdynaj (LDK) 13%; Smajl Shala (LDD) 13%; Sali Kelmendi (i pavarur) 7%.

Mitrovicë: Bajram Rexhepi (PDK) 36%; Sadri Ferati (LDK) 24%; Nexhmedin Spahiu (AKR) 23%; Mustafë Pllana (LDD) 7%; Nysret Maxhera (ORA) 4%; Bahri Xhaferi (AAK) 3%.

Ferizaj: Bajrush Xhemajli (PDK) 39%; Sahit Krasniqi (LDD) 26%; Xhemajl Fejzullahu (LDK) 15%; Afrim Konjufca (AKR) 12%; Kemail Ramadani (AAK) 3%; Medain Hashani (ORA) 2%.

Gjakovë: Pal Lekaj (AAK) 41%; Astrit Haraqija (LDK) 21%; Teuta Sahatqija (ORA) 10%; Besnik Bardhi (AKR) 10%; Besim Mehmeti (LDD) 6%; Mentor Rruka (APGJ) 3%.

Gjilan: Qemajl Mustafa (PDK) 36%; Lirije Kajtazi (LDK) 19%; Xhemajl Hyseni (LDD) 14%; Islam Zuzaku (AKR) 11%; Sabedin Kadriu (AAK) 6%; Faton Bislimi (i pavarur) 5%.

PS: Rezultatet e prezantuara janë të pjesshme, ngase ende nuk janë numëruar votat e të gjitha qendrave të votimit nëpër komuna, mirëpo sipas rrjetit Demokracia në Veprim, këto rezultate nuk mund të pësojnë ndryshime të vërejtshme.