Telegrafi

PDK tregon arsyen e largimit të posterëve të Thaçit

Partia Demokratike e Kosovës ka treguar larsyen e largimit të posterëve të kryetarit të deritashëm të partis♪7, Hashim Thaçit, por edhe ka reaguar lidhur me rastin e moslejimit të logos së partisë në selinë qendrore në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, Kushtrim Shkodra, zyrtar i PDK-së ka thënë se nuk e kuptojnë se pse Komuna e Prishtinës nuk ka lejuar ata ta vendosin logon mbi objekt.

“Pas zgjedhjes së presidentit, PDK si parti institucionaliste ka marrë edhe një vendim simbolik duke e larguar fotografinë e kryetarit të PDK-së të dorëhequr. Atë ditë kur është zgjedhur president ne kemi vendosur që t’i largojmë fotografitë e tij sepse ai tani është president i gjithë qytetareve të Kosovës. Ne e kemi marrë ketë vendim por fatkeqësisht komuna e Prishtinës ka bërë një ndërhyrje të pa lajmëruar, këto fotografi kanë qene edhe më herët këtu”, ka thënë ai.

Por, PDK-ja thotë se nuk e kuptojnë ndërhyrjen e Komunës së udhëhequr nga Shpend Ahmeti pse të marrin këso veprimesh karshi partisë së tyre, raporton Zeri.info.

“Sigurisht që mbase Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i tyre kanë dëshirë që ta shohin çdo dite Hashim Thaçin. Ne jemi parti institucionaliste këto foto këtu kanë qene shumë kohë më parë, asnjëherë nuk kemi pasur një terkes nga komuna e Prishtinës për t’i larguar, gjithçka çka është në shërbim të ligjit ne do ta respektojmë”, ka thënë Shkodra.