Telegrafi

PDK thumbon me spotin për “bateritë më të mira” (Video)

Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur realizuar një spot përmes të cilit thumbon rivalët, LDK-në e VV-në.

Spoti fillon me një veturë lodër që është ndalur, fëmijën që kjo e nervozon dhe nënën që i thotë se “ka lëvizur ngadalë për vite me radhë”.

Në spot LDK-ja e Isa Mustafës paraqitet si subjekt politik që nuk lëviz shpejte (sipas spotit, lodra ka “bateritë LDK”), e “bateritë VV” e ndezin veturën.