Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, ka akuzuar televizorin publik për thyerje të heshtjes zgjedhore për zgjedhjet në Drenas, meqë ka ritransmetuar debatin me kandidatë për kryetarë të Drenasit.
PDK, me anë të një komunikate ka vlerësuar se ritransmetimi i debatit është shkelje e rëndë e heshtjes zgjedhore, Ligjit për zgjedhje lokale, kodit etik dhe kodit zgjedhor.
“PDK i bën thirrje televizionit publik që mos të bie nën ndikimin e subjekteve politike që kanë për qëllim manipulimin e publikut përmes mediave, ndërsa fton që edhe subjektet politike por edhe mediat të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe kodin zgjedhor”, thuhet në komunikatë transmeton lajmi.net.
Në këtë debat, sikur edhe në të gjitha tjerat, nuk ka qenë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.