Në 23 vjetorin e themelimit të PDK-së, me vendim të Kryesisë kemi themeluar Këshillin Politik, si organ këshillëdhënës i partisë.
Sipas njoftimit në Facebook të kryetarit të saj, Memli Krasniqi, Këshilli do të ketë 31 anëtarë.
Koordinator i Këshillit Politik do të jetë akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi.
Krasniqi thotë se anëtarët e Këshillit janë personalitete të jashtëzakonshme, me kontribut kombëtar e institucional, që si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj, i kanë shërbyer vendit në detyra të rëndësishme udhëheqëse, në institucione të ndryshme të nivelit qendror e lokal.
“Duke qenë dëshmitar direkt i kontributit të tyre, për mua është nder i madh që si Kryetar i PDK-së, tani në parti të kemi edhe Këshillin Politik me përbërje të tillë”, ka shkruar Krasniqi i cili ka uruar anëtarët e këshillit për mbarësi./Telegrafi/