Partia Demokratike e Kosovës sot mban Konventën e nëntë zgjedhore, ku do zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat tjera.
“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në njoftim e PDK-së.
Kjo konventë mbahet pas një procesi të gjatë zgjedhore brenda nëndegëve dhe degëve të kësaj partie.
kryetari pritet të mbetet ai që është edhe aktualisht, Kadri Veseli.
Kjo për arsye se ky i fundit nuk do të ketë kundërkandidat në zgjedhjet për kryetar./Telegrafi/