Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike e Kosovës sot do të mbaj mbledhje, ku pritet të vendosin për emrat e ministrive që do të udhëheq kjo parti.
Lajmi.net merr se mbledhja do të fillojë në ora 10:00.
Kujtojmë se PDK do të ketë këto ministri:
Zëvendëskryeministër
Ministria e Financave
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sporteve
Ministria e Integrimeve
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Ndryshe, AAK mbrëmë (e enjte) ka vendos unanimisht që në krye të Ministrisë së Infrastrukturës të jetë Pal Lekaj, ndërsa në atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. /Lajmi.net/