Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë hap ekspozitën për qytetin e Prishtinës para objektit të Komunës së Prishtinës me sloganin “Kryeqyteti i Kosovës nuk e meriton këtë keqqeverisje tash e 20 vjet”.
Vivianit Fejza, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë, tha me këtë rast se kryetari Prishtinës Shpend Ahmeti e ka harruar kryeqytetin dhe është duke u marrë me çështje nacionale, me bisedime Kosovë-Serbi.
Sipas tij, Prishtinës i mungon infrastruktura rrugore, çerdhet, shkollat etj. Fejza tha se Ahmeti duhet ta marrë shembull për të mirë punën që është duke bërë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj./KP