Site icon Telegrafi

PDK shpall fitoren

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media, ka shpallur fitoren.

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të fillojnë me “Fillimin e Ri”.

Stavileci me këtë rast, ende pa u publikuar rezultati, ka uruar edhe kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Urime fitorja! Sot ishte një fitore për partitë e koalicionit tonë. Falenderojmë forcat e sigurisë, po ashtu parterët tanë ndërkombëtarë”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version