Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar sot që PDK-së iu bashkua asambleistja nga Lëvizja Vetëvendosje, Berna Saraçi.
Sahatçiu tha se Prishtina i bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport.
“Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar të shoh se si vizioni “Prishtina na bashkon” po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë. Prishtina na bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport, por që më pas u zgjerua në një frymë që veçse po lulëzon. Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë – ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi”, ka shkruar Sahatçiu në postimin e saj në Facebook. /Telegrafi/