Site icon Telegrafi

PDK-së i bashkohet aktivisti i shoqatës shqiptaro-amerikane në New York

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se sot ka aderuar në partinë e tij edhe aktivisti i shoqatës shqiptaro-amerikane në New York, Arben Dautaj.

Hoxhaj ka shpalosur punën profesionale të Dautajt, duke thënë se programit të rimëkëmbjes iu bashkua ish-profesor i gjuhës dhe letërsisë̈ frënge, bashkëthemelues i klubit atdhetar “Jusuf Gërvalla” në New York, aktivist i shoqatës shqiptaro-amerikane dhe përfaqësues në Dhomën e Tregtisë, në Komitetin e Menaxhimit dhe Bordit të Drejtorëve në New York.

“I lindur në Shkabaj të Gllanasellës, Arbeni u largua nga Kosova pas demonstratave të vitit 1981 dhe që nga atëherë ai ka qenë aktiv në veprimtarinë politike të shqiptarëve. Prandaj, Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të drejtpërdrejt të shtetndërtimit, zhvillimit dhe të rimëkëmbjes. Dhe PDK ka plan konkret për këtë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Programit të rimëkëmbjes iu bashkua edhe Arben Dautaj, ish-profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, bashkëthemelues i klubit atdhetar “Jusuf Gërvalla” në Neë York, aktivist i shoqatës shqiptaro-amerikane dhe përfaqësues në Dhomën e Tregtisë, në Komitetin e Menaxhimit dhe Bordit të Drejtorëve në New York.

I lindur në Shkabaj të Gllanasellës, Arbeni u largua nga Kosova pas demonstratave të vitit 1981 dhe që nga atëherë ai ka qenë aktiv në veprimtarinë politike të shqiptarëve. Prandaj, Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të drejtpërdrejt të shtetndërtimit, zhvillimit dhe të rimëkëmbjes. Dhe PDK ka plan konkret për këtë!

Arbeni, si një biznesmes i suksesshëm, me dijen dhe përvojën e tij, do të jetë pjesë e programit tonë. Si forca më serioze politike në vend, dyert i mbajmë gjithnjë hapur për profesionistë të fushave të ndryshme. Mirë se na vjen Arben Dautaj. #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër. /Telegrafi/

Exit mobile version