PDK-së i janë bashkuar sot edhe tetë asistentë të fakulteteve të ndryshme, aktualisht kandidatë të doktoratës në universitete evropiane.
Kështu bën të ditur, kreu i kësaj partie, Kadri Veseli.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se angazhimi i tij është për një Kosovë të drejtë dhe të dinjitetshme, pa korrupsion dhe nepotizëm.
“Ne jemi besim dhe shpresë për çdo të ri, sepse gjithmonë u japim hapësirë të rinjve. Besimi në Partinë Demokratike të Kosovës është gjithë-popullor dhe i tillë është edhe angazhimi ynë për një Kosovë të drejtë dhe të dinjitetshme, pa korrupsion dhe nepotizëm, të zhvilluar dhe me mundësi të reja për rininë tonë.
Donjeta Morina, Besfort Ahmeti, Edona Draga, Shkëlqesa Smajli, Fisnik Morina, Zijad Šabotić, Elvis Elezaj dhe Valdrin Misiri, mirë se erdhët në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.