Site icon Telegrafi

PDK: Sami Kurteshi, me fjalorin e tij të ultë fyen veten dhe të kaluarën e tij

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka reaguar ashpër ndaj fjalorit, qasjes dhe mesazhit të ish avokatit të popullit, Sami Kurteshi, kundër ministres së Drejtësisë, duke konsideruar se ai me fjalorin e tij të ultë fyen veten dhe të kaluarën e tij.
“Ish avokati i popullit, me fjalët e tij denigruese, kundër Ministres së drejtësisë, Dhurata Hoxha, rikonfirmoi se politika jo vetëm di të tjetërsojë por edhe të pasqyrojë fytyrën e vërtetë duke shpërfaq egotë e sëmura të individëve që duan me çdo kusht të mbesin në skenë”, thuhet në reagimin e PDK-së, transmeton Telegrafi.
“Ish avokati i popullit, me fjalorin e tij të mjerë, turpëroi jo vetëm të kaluarën e vet, por edhe pasqyroi fytyrën e vërtetë të  tij, të organizatës së tij militante, duke ulur nivelin e komunikimit politik deri në neveri. Destruktiviteti i tij majtist i revolucionarit të vonuar, dëshmoi qartë se vlera e organizatës së tij militante është fyerja dhe nënçmimi”.
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, reagon ashpër ndaj këtij fjalori rrugaçësh të ish avokatit të popullit, ndaj qasjes dhe mesazhit të tij. /Telegrafi/
Exit mobile version