Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 qershorin, si datë për zgjedhje të parakohshme në vend.
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku po diskutohej për kontratat njëburimore, ka thënë se mazhoranca le të dal me fytyrë dhe themelojë komisionin, pasi nuk mund ta anashkalojnë sepse nëse nuk themelohet tash, do të themelohet në legjislaturën tjetër.
“PDK tashmë e ka propozuar një datë për zgjedhje dhe ajo është 9 qershor, mirëpo, por duke pas parasysh jo sinqeritetin e tyre dhe frikën për me shkuar zgjedhje, ne e dimë që ajo ka qenë një lojë fjalësh se këta nuk guxojnë të shkojmë në zgjedhje më 9 qershor, prandaj duke pas parasysh që këta janë të luhatshëm ne duam ta shfrytëzojmë këtë periudhë dhe deri në ditën e fundit ta kryejmë mandatin si deputet, me themelu këtë komision.
Nëse zgjedhjet na lënë në gjysmë, atëherë e vazhdon punën legjislatura e tjetër”, tha ai…
Kurse, për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duket që më e preferuar është vjeshta për të shkuar në zgjedhje.
“Nëse themelohet deri më 28 shtator e ka afatin, kështu që brenda mandatit zgjedhor është, 6 muaj mandat”, tha ai. /KP/