Site icon Telegrafi

PDK pro rrëzimit të Qeverisë

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës do të votojnë pro rrëzimit të Qeverisë.

Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PDK-së dhe përgjegjësia për mocionin është bartur te deputetët.

Ndryshe, para pak çastesh ka shkuar në Kuvend kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është caktuar për në ora 10:00, ndërsa e vetmja pikë e rendit të ditës është mocioni i mosbesimit të Qeverisë Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version