Telegrafi

PDK pritet ta përkrah mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se Partia Demokratike e Kosovës do të përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.

Këto burime bëjnë të ditur se Këshilli drejtues ia ka bartur vendimmarrjen Kryesisë së PDK-së dhe deputetëve.

Bëhet e ditur se disponimi i shumicës së deputetëve të PDK-së është pro rrëzimit të Qeverisë Mustafa.  /Telegrafi/