Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në Samitin e Lirisë në Kishinau të Moldavisë, të organizuar nga Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE).
Kreu i PDK-së ka folur në këtë samit për arritjet e Republikës së Kosovës që nga liria e vendit, shpallja e pavarësisë, shtet ndërtimi dhe për rrugën e integrimeve euro atlantike.
Veseli ka folur para anëtarëve të ACRE edhe për vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për reformat e vazhdueshme që i bën për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
“Sot isha i ftuar në Samitin e Lirisë në Kishinau të Moldavisë të organizuar nga Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE).
Ky grupim, që bashkon partitë konservatore të qendrës së djathtë, përbën lëvizjen politike me rritjen më të madhe në Evropë. Partia Demokratike e Kosovës, duke qenë se promovon parime e vlera të njëjta, do të bëhet së shpejti pjesë e këtij grupimi”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/