Site icon Telegrafi

PDK përmbyll fushatën në Pejë, Hoxhaj e Kuçi flasin për rolin dhe kontributin e Xhavit Halitit për çlirimin e Kosovës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur të enjten tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e degës së PDK-së, Xhavit Haliti kanë folur para pejanëve për vlerat e lidershipit të PDK-së, duke vënë në qendër dy figurat kryesore të saj dhe UÇK-së dhe proceseve më të rëndësishme të vendit, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Hoxhaj, duke folur për UÇK-në, si paraardhëse dhe ADN e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk harroi pa përmendur themeluesin dhe atë që e emërtoi UÇK-në, Xhavit Halitin.

Ndërsa, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi elektrizoi pejanët kur tregoi historinë e UÇK-së. Xhavit Haliti i ka ftuar shokët e tij për të themeluar dhe emërtuar UÇK-në.

Haliti gjatë fjalës së tij, me modesti siç është vet ai tregoi për aktivitetin për çlirimin e vendit, duke i bërë më meritorë, miqtë e tij që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Thaçin e Veselin.

Ndërsa ka shpalos projektin e rimëkëmbjes si ofertën më të mirë në këto zgjedhje dhe kandidatin që me datë 15 do të festoj fitoren e të parit, kryeministër i vendit, Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Exit mobile version