Telegrafi

PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj ministrit Murati – i jep afat deri të enjten t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati nëse nuk i ekzekuton pagat për mësimdhënësit.

Tahiri ka thënë se mosekzekutimi i pagave paraqet vepër penale.

“Ne presim një afat prej pesë ditëve që të ekzekutohen pagat, nëse deri të enjten nuk ekzekutohen pagat do të bëjmë kallëzim penal ndaj ministrit në Prokurorinë Speciale. Mosekzekutimi i pagave është vepër penale. Ne shpresojmë që të mos vie puna deri aty por ju e shihini se kemi një ministër të papërgjegjshëm e arrogantë”, ka thënë Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së, më tej shtoi se kjo është mënyra më e keqe që mund të filloj mësimi në një vend, duke shtuar se nuk duhet të cenohet dinjiteti i mësimdhënësve dhe se puna e tyre është e pashembullt. /Telegrafi/