Telegrafi

PDK nuk mund ta ndërrojë fotografinë e Thaçit pa lejen e Komunës (Video)

Komuna e Prishtinës ka ndërprerë përfundimisht punimet e Partisë Demokratike të Kosovës, që në pjesën e jashtme të objektit, të cilin e shfrytëzon për seli te partisë po donte që ta zëvendësonte fotografinë e ish liderit të saj, Hashim Thaçi.

Inspektorët komunalë kanë arritur pasi ishte raportuar për heqjen e fotografisë së vjetër.

Fillimisht inspektorët kanë kërkuar nga punëkryerësit që të ndalin punimet, dhe të thërrasin pronarët e tyre për të parë nëse kanë marrë leje nga Komuna e Prishtinës për ndryshimin e fotografisë.

Kur kanë mësuar se PDK-ja nuk kishte kërkuar leje për një gjë të tillë, inspektorët kanë kërkuar që punimet të ndalen deri sa për këtë të merret leja përkatëse. Në fund inspektorët kanë plotësuar edhe procesverbalin e këtij rasti.

Koha.net mëson se në vend të ish liderit të saj, kjo parti po do që ta vë vetëm logon e partisë, dhe jo ndonjë figurë tjetër të partisë. Së paku jo tash për tash.

Rreth e rreth objektit janë tri fotografi të Hashim Thaçi.