Organizatat e shoqërisë civile nuk janë lejuar që të vendosin pankarta tek selia e PDK-së në Prishtinë siç kanë vepruar tek partitë tjera.
Ata janë penguar nga sigurimi i kësaj partie që t’i vendosin pankartat e njëjta, të cilat i kanë vendosur tek selia e AAK-së, VV-së dhe PSD-së.
Përfaqësuesit e OJQ-ve janë larguar me dhunë nga sigurimi i PDK-së. Ismet Kryeziu në emër të organizatave tha se të gjitha partitë politike kanë qenë të njoftuara për aksionin e tyre, ndërsa i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që të sigurojë të gjithë për të protestuar lirshëm. /kp/Telegrafi/