Site icon Telegrafi

PDK nuk heq dorë nga propozimi që Gani Koci të bëhet ministër (Video)

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina pret nga Lëvizja Vetëvendosje dhe opozita, që ta marrin rolin e tyre në Kuvend ashtu siç u ka hije dhe jo me luftë e me gaz lotsjellës.

“Përpara kemi momente që të marrim vendime shumë të rëndësishme, siç është demarkacioni dhe asociacioni. Opozita duhet të ketë durimin dhe ta dëgjojë palën tjetër se çfarë po thotë dhe natyrisht të vijmë të një mundësi që ta zgjidhim këtë çështje”, ka deklaruar Brovina në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Ajo dëshiron që të këtë një logjikë të shëndoshë politike sepse pas një luftë fillojnë bisedimet dhe bisedimet janë arma kryesore në një demokraci.

E në pyetjen se çfarë do të bëjnë deputetët e mazhorancës në rast të përdorimit të gazit lotsjellës, Brovina ka thënë se do të qëndrojnë në sallë si deri më tani.

Brovina ndër të tjera ka thënë se “marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është mirë të vije në kuvend atëherë kur aty është edhe opozita”.

Ajo ka folur edhe sa i përket plotësimit dhe mos plotësimit të vendeve vakante në qeveri të lëna bosh pas zgjedhjes së Thaçit president.

Sipas Brovinës, ende duhet të pritet në rastin e Gani Kocit si i propozuar për ministër i Drejtësisë.

“Duhet të presim deri të verifikimi i tij rrugës së zgjedhjes. Pra në presim që të jepet një mendim pozitiv”, ka thënë ajo duke shtuar se “dikush do të vije në vend të Hajredin Kuçit si ministër i Drejtësisë dhe në PDK nuk kemi heqë dorë nga kandidati Gani Koci”./Tribuna/

Exit mobile version