Dega e Partisë Demokratike në Mitrovicë thotë se njerëzit e Agim Bahtirit e sulmuan prapë asambleistin e këtij Gazmend Muja, “kësaj radhe ai u sulmua nga Drejtori i Shërbimeve Publike Besnik Beka”.
“Kjo ngjarje sa trishtuese aq edhe turpshme ka ndodhur dje pasi që Grupi Parlamentar e ka lëshuar mbledhjen e Kuvendit si shenjë pakënaqësie se Komuna e Mitrovicës me ngulm dëshironte të hynte në kredi”, thuhet në reagimin e PDK-së.
“Pasi që Muja ka dalur nga salla e Kuvendit, Beka e ka përcjellur dhe e ka sulmuar, duke e kërcënuar edhe me vrasje. Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë por ende askush nuk është përgjegjur para drejtësisë. Para një viti ishte Agim Bahtiri që tentoj ta sulmoj fizikisht Mujën, ndërsa dje u sulmua nga Drejtori i Shërbimeve Publike”, thuhet në reagim.
“Ngjarje të tilla të rënda po bëhen me qëllim të frikësimit të opozitës, për të mos paraqitur para qytetarëve të vërtetat skandaloze të keqpërdorimeve në Komunën e Mitrovicës”.
“Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Mitrovicë kërkon nga prokuroria dhe gjyqësori që këtyre matrapazëve tu jap dënimin e merituar, duke parandaluar që raste të tilla të mos ndodhin më”, përfundon reagimi i PDK-së. /Telegrafi/