Site icon Telegrafi

PDK nesër do ta votojë buxhetin e Kosovës

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se vota e PDK-së do të jetë pro buxhetit, pasi nuk duan që vendi të jetë i kërcënuar në kuptimin e sigurisë kombëtare për shkak të mungesës së buxhetit.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, ku tha se nuk duan që të gjitha kategoritë që varen prej buxhetit të shtetit, të mbesin pa paga.

“Vota e PDK-së do të jetë pro buxhetit dhe ne nuk duam që të gjitha kategoritë që varen prej buxhetit të shtetit, ushtarët e FSK-së, policët, mjekët, mësimdhënësit, zyrtarët shtetëror, në pranverën e hershme të mbesin pa paga dhe në gjysmën e vitit 2021, vendi të jetë i kërcënuar në kuptimin e sigurisë kombëtare për shkak të mungesës së buxhetit”, tha ai.

Ai shtoi se në PDK po merren me listën për deputetë dhe një plan për zhvillimin ekonomik të vendit, i cili do të përfshinë edhe arsimin e shëndetësinë.

“Sa i takon pandemisë, ajo çka po ndodh këto ditë është përtej imagjinatës tonë. Qeveria Kurti i ka marrë testet nga Serbia, qeveria Hoti po i merr vaksinat dhe nuk ka pamje me të mirë për t’i treguar qytetarëve të Kosovës se si është shkel sovraniteti i Kosovës në veri në fillim të vitit dhe në fund të vitit….të dy qeveritë kanë mund ta parandalojnë pandeminë më mirë dhe të dy qeveritë kanë mund t’i menaxhojnë pasojat e pandemisë ”, tha ai, duke shtuar se së shpejti do t’i pasqyrojnë planet e tyre.

Përndryshe, nesër në ora 11:00, është paraparë të mbahet seanca e Kuvendit, ku pikë e rendit të ditës do të jetë projektligji për buxhetin.

Exit mobile version