Telegrafi

Ferit Idrizi kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë

Dega e PDK-së në  Vushtrri, pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, ka vendosur që Ferit Idrizi të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Vushtrrisë në Zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ferit Idrizi që mban funksionin e nënkryetarit të Degës së PDK-së në Vushtrri, aktualisht është në pozitën e Drejtorit për Integrime Evropiane në  Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, thuhet në njoftimin e PDK-së në Vushtrri.

“PDK me kandidimin e Ferit Idrizit, shpreh bindjen e plotë për fitoren e radhës dhe njëkohësisht falënderon e çmon punën e kryetarit Mulaku për 3 mandate radhazi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/