PDK në Malishevë ka dalë kundër një koalicioni të mundshëm mes PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate.
Dega e kësaj partie në Malishevë e ka quajtur Fatmir Limajn si personifikim të korrupsionit e shantazhit.
“Fatmir Limaj ishte ai i cili e ka luftuar në të gjitha format Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke akuzuar, shpifur dhe duke sulmuar të gjithë ata që përkrahnin mendimet e tyre.
Tani Fatmir Limaj, duke parë që nuk ka asnjë shpresë për të shpëtuar politikisht, po përpëlitet duke u munduar që shpëtimin ta gjejë në emër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, si dhe nën logon e PDK-së.
Por PDK-ja nuk do të bëjë këtë gabim vetëvrasës, që të bëjë koalicion me njeriun, i cili është personifikim i korrupsionit dhe shantazhit.
Prandaj PDK-ja, dega në Malishevë dhe të gjitha strukturat organizative të saj, janë KUNDËR këtij koalicioni në të gjitha format”, thuhet në reagimin e tyre.