Telegrafi

PDK në Istog nuk e mbështet Dreshajn për kryetar të Komunës

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog nuk ka lidhur koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet lokale në këtë komunë, të cilat do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Kështu thuhet në reagimin e PDK-së, dega në Istog.

“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog nuk ka lidhur koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet lokale në këtë komunë, të cilat do të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Rrjedhimisht, nuk e mbështet kandidatin e AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, z. Gani Dreshaj, siç ka deklaruar mbrëmë ky i fundit në një intervistë në ‘RTV Dukagjini’”, thuhet në reagim.

“Dega e PDK-së në Istog i ka të gjitha strukturat e veta drejtuese të cilat janë më aktive se çdo herë tjetër dhe janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale, ku shumë shpejt do të dalin me kandidatin për kryetar të Komunës së Istogut, e poashtu edhe me listën e kandidatëve për Asamble Komunale. Me punën dhe angazhimin e të gjitha strukturave dhe me mbështetjen e kryetarit z.Kadri Veseli, Dega e PDK-së në Istog padyshim që është alternativa më e mirë për qytetarët e Istogut në Zgjedhjet Lokale të 2017”, thuhet në reagim. /Telegrafi/