Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës pritet të mbajë mbledhje sot në ora 10:00.
Raportohet se në këtë mbledhje do të bisedohet për zhvillimet e fundit në vend.
Ndryshe, edhe seanca e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet në ora 10:00, ndërkaq mbrëmë zyrtarë të PDK-së ka thënë se do të bojkotojnë përfundimisht seancën e caktuar për sot.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kryetar i kësaj partie, Kadri Veseli, ka thënë dje se ngjarjet në Kuvendin e Kosovës janë demonstrim se si Lëvizja Vetëvendosje (VV), mund të abuzojë më pushtetin.