Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhje që nga ora 10:00 e mëngjesit, për të diskutuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit.
Burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës, bëjnë të ditur për Telegrafin se mbledhja është duke u mbajtur që nga ora 10:00 në selinë qendrore të PDK-së.
Në mbledhje po diskutohet lidhur me gjendjen në parti dhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit. /Telegrafi/