Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, të dielën ka bërë të ditur se mbajtja e zgjedhjeve është e rregulluar me ligj, dhe nuk ka arsye të mos zbatohet ligji.
Në një takim me gazetarë, Stavileci ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, i jep mbështetje të plotë disa vendimeve që i ka marrë qeveria e Kosovës, javëve të fundit, duke i vlerësuar si iniciativa që shpijnë drejtë ndryshimeve pozitive në vend.
Zgjedhjet lokale në vend, sipas kushtetutës se vendit do të duhej të mbaheshin në fund të këtij vitit. /rtv21/