Telegrafi

PDK kërkon debat parlamentar për 100 ditëshin e punës së Qeverisë

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media bëri të ditur se PDK ka kërkuar që javën e ardhshme të mbahet një seancë në Kuvendin e Kosovës për 100-ditëshin e punës së Qeverisë.

Tahiri tha më tej ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku tha se po mungon transparenca.

“Kjo është qeveria e parë që prej çlirimit e pavarësisë së Kosovës që nuk sjellë raport të 100-ditëshit…. Jeni dëshmitarët të sjelljes me vonesë të programit…. Kemi proceduar në administratën e Kuvendit që në javën e ardhshme të bëhet debat parlamentar për 100-ditëshin e qeverisë”, tha ai.

Sipas tij, edhe në procesin e dialogut po mungon transparenca.

“Po i japim kohë kryeministrit dhe po shpresojmë që do iniciojë vetë një iniciativë të tillë sepse është një rezolutë që e obligon kryeministrin që pas çdo raundi të diskutohet në kuvend. Fatkeqësisht procesin e dialogut po e përcjellë një mostransparencë e madhe…”, u shpreh Tahiri.