Site icon Telegrafi

PDK kandidon Ali Nimanajn për kryetar të Istogut

Partia Demokratike e Kosovës e ka kandiduar Nimanajn  për kryetar të  Komunës së Istogut, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka publikuar lajmin për kandidimin e  Nimanajt, e ka vlerësuar lart figurën e tij.

“Komuna e Istogut i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Me bjeshkë e natyrë të mrekullueshme, me qytetarë punëtorë, Istogu duhet të trasnformohet në vend turistik që siguron mirëqenie shumë më të mirë për gjithë të rinjtë e të rejat, pa dallim”, ka shkruar Krasniqi, përcjell Telegrafi.

“Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog.  PDK do ta çlirojë potencialin e saj dhe do të hapet për tu krijuar hapësirë vendimmarrësve profesionistë të rinj, në njërën prej komunave më të bukura që ka Kosova”.
“Ne do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Exit mobile version