Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka akuzuar pushteti komunal në Gjilan të drejtuar nga Lutfi Haziri se po vazhdon me shkelje të shumta ligjore, tash së fundi e ka shndërruar kompaninë publike të ujësjellësit Hidromorava në bahqe të babës, duke i punësuar familjarët e tij dhe të funksionarëve të LDK-së, sikur në Gjilan të mos kishte asnjë njeri tjetër, që ka nevojë dhe dije për punë.
Punësimet e pasqyruara në tabel:
Ilir BajramiVëllau i gruas Lutfi HaziritPompist në Kamenicë
Valon MaliqiDjali i drejtorit të Financave- LDKZyrtarë për faturim
Ardian MusaDjali i Drejtorit të Arsimit -LDKInkasant
Shpat KlaiqiDjali i balldezës së Agim Salihut (mik i ngushtë i Lutfi Hazirit) -LDKInxhinier i Hidros
Pëllumb HalitiMik i ngusht i drejtorit të Hidromoravës – LDKInkasant
Sokol RrahmaniLDKInkasant
PDK ka pyetur se si ka mundësi që me konkurs publik saktësisht të pranohen fëmijët e drejtorëve të drejtorive komunale, fëmijët e dostave të Lutës dhe bash miku i Lutës (vëllau i gruas).
“Ne si opozitë i ftojmë organet e hetuesisë, që të merren me këto raste të punësimeve, të cilat janë bërë në kundërshtim me ligjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike. Duke pasur parasysh edhe faktin se aktualisht kjo kompani publike nu k ka bord të zgjedhur dhe nuk ka mundësi që gjatë këtij vakumi institucional të shpallen konkurse dhe të pranohen punëtorë të rinj”, thuhet në një reagim të PDK-së në Gjilan./Telegrafi/