Site icon Telegrafi

PDK-ja i ofroi postin e ministres Mimoza Kusari-Lilës (Video)

 

Në emisionin “Komiteti Qendror”, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka folur për mundësitë që ajo kishte në skenën politike pas largimit nga Aleanca Kosova e Re.

Ajo ka treguar se çfarë pozita partiake dhe shtetërore i kishte ofruar Partia Demokratike e Kosovës vetëm që ajo t’i bashkëngjitej.

“Kam pasur ofertë prej PDK-së. Mesazhi ka qenë “nuk ki pse mu lodh me forum parti të re, ku prapë çka fiton është vetëm një 5% dhe çfarë mundesh me u  bë në koalicion, mundesh me u bë ministre dhe në këtë pozitë ke qenë,pse me u mundu atëherë shkon parti të gatshme”, ka thënë Kusari- Lila, duke shtuar se posti i ministres ka qenë ofertë e partive politike.

Ajo ka thënë se me krijimin e subjektit të ri Alternativa nuk po e bëjnë për të marrë post qeveritar por për të ndërruar mendësinë politike./Telegrafi/

Emisioni "Komiteti Qendror" - Mysafir, Mimoza Kusari, Ilir Deda

Exit mobile version