Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme tha se PDK-ja nuk do ta përkrah rezolutën e propozuar nga LDK-ja.
Krasniqi tha se një vendim i tillë vjen pasi nuk ka konsensus dhe gatishmëri për një Rezolutë të përbashkët.
“E them me keqardhje që nuk pat vullnet që të ketë dakordim. Ne nuk do të marrim pjesë fare në votim, pasi ky kurth me të cilën po propozohet nuk do të jetë legjitim. Do të votojmë kur të ketë harmonizim dhe gjithë përfshirje në të gjitha temat që kanë të bëjnë me dialogun”, tha ai. /Telegrafi/