Telegrafi

PDK-ja i humb katër komunat të cilat i ka drejtuar deri më tani

Pas publikimit të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rezulton se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka humbur në katër komuna në raundin e dytë, por ka fituar në katër sosh.

Kandidatët e PDK-së, komunat të cilat i kanë humbur, sipas rezultateve preliminare, do të drejtohen nga VV-ja në Prizren, LDK-ja në Vushtrri dhe nga AAK-ja në Klinë dhe Rahovec.

PDK-ja në balotazh, nga komunat të cilat i ka drejtuar, i ka humbur komunën e Prizrenit, Klinës, Rahovecit dhe Vushtrrisë, derisa e ka rikthyer komunën e Ferizajt, vazhdon ta drejtojë Kaçanikun, Shtimen dhe Dragashin. /Telegrafi/