Site icon Telegrafi

PDK-ja e do me çdo kusht Canollin për drejtor të “Termokos”-it

Bordi i ri i ngrohtores së qytetit të Prishtinës “Termokos”, po tenton që kryeshef ekzekutiv të ndërmarrjes ta zgjedhë Naser Canollin, i cili është nënkryetar i degës së PDK-së në Prishtinë, drejtor i gazetës zyrtare, si dhe anëtar i bordit të Aeroportit të Gjakovës.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se Canolli ka arritur të futet në listën e ngushtë. Konkursi për drejtor ka dështuar dy herë, ngase Bordi ka qenë i ndarë në dy fraksione politike në grupin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes “Vetëvendosje” (LVV). Me të marrë kryesimin e aksionarëve, PDK-ja e LDK-ja kanë shkarkuar dy anëtarët e bordit të deleguar nga LVV-ja dhe kanë bërë dy emërime tjera.

Tash që bordi është i përbërë nga njerëz të deleguar të PDK-së e LDK-së, i është hapur rruga nënkryetarit të degës së PDK-së, Naser Canolli për kryeshef.

Gazeta merr vesh se në konkursin e fundit për kryeshef ekzekutiv kanë garuar 31 persona, ku 9 nga ta janë intervistuar, ndërsa në listën e ngushtë janë ftuar vetëm katër./Telegrafi/

Exit mobile version