Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se sot në PDK kanë aderuar 200 anëtarë të AAK-së.
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sonte në Therandë kanë aderuar 200 anëtarë të AAK-së, në PDK.
Ai gjithashtu ka thënë se rahovecasit dhe therandasit dëshmuan se i besojnë programit të PDK-së për zhvillimin e vendit dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.
Ky është shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Sonte në Therandë e përmbyllëm ditën me aderimin e Labinot Kicaj, nga kryesia e AAK-së, bashkë me 200 anëtarë në PDK. Sonte, qytetarët e Rahovecit dhe ata të fshatit Grejkoc të Therandës, treguan edhe njëherë se i besojnë atyre që flasin me punë e me vepra konkrete. Sonte, rahovecasit dhe therandasit dëshmuan se i besojnë programit të PDK-së për zhvillimin e vendit dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Voto #EnverHoxhaj me numrin #4, voto #PDK me numrin #112