Partia Demokratike e Kosovës ka përfunduar konsultimet e brendshme për riformatimin e qeverisë dhe i ka gati emrat e ministrave dhe zëvendësministrave që do të lëvizin brenda dikastereve qeveritare.
Burime të lajmi.net brenda PDK-së kanë treguar se lidershipi i partisë më të madhe në vend ia ka konfirmuar kryeministrit Isa Mustafa emrat e rinj që do të lëvizin dhe emërohen.
Meqenëse PDK-ja tanimë i ka bërë disa ndryshime gjatë muajve të fundit, bëhet e ditur se në këtë proces do ta emërojë ministrin e ri të Integrimeve Evropiane dhe do të emërojë e lëvizë pesë zëvendësministra.
Udhëheqësit e koalicionit qeveritar pritet ta formalizojnë riformatimin gjatë një takimi në fillim të javës e pastaj menjëherë kryeministri Mustafa pritet të zyrtarizojë ndryshimet. /lajmi.net/