Site icon Telegrafi

PDK: Haradinaj kryeministër, pavarësisht sa deputetë ka AAK-ja 

Një zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kosovës tha për Telegrafin se koalicioni me AAK-në dhe Nismën do të vazhdojë me marrëveshjen për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Sipas këtij burimi, për PDK-në s’ka rëndësi se sa deputetë do t’i kenë AAK-ja dhe marrëveshja që kryeministër të jetë Ramush Haradinaj do të respektohet.

“Fjalët që po dalin janë thjesht spekulim. PDK e ka një kryeministër dhe ai është Ramush Haradinaj”, ka thënë burimi për Telegrafin.

Ndryshe, koalicioni PAN është krijuar para tri jave në orët e vona të natës, para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mbyll afatin për dërgimin e aplikimeve./Telegrafi/

Exit mobile version