Site icon Telegrafi

PDK: Fajtorët për tragjedinë në Kolovicë të sillen sa më parë para drejtësisë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve të familjes Mramori në lagjen Kolovica të Prishtinës të enjten.

Dega në Prishtinë e PDK’së, nëpërmjet një komunikate, i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që “fajtorët për këtë tragjedi të sillen sa më parë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”.

“Përgjegjësisë për humbjen e jetës së dy fëmijëve, si pasojë e rrethanave në të cilën ndodhi tragjedia, kërkojmë t’u shtrohen edhe institucionet dhe individët për mungesë përgjegjësie në përmbushjen e detyrimeve ligjore”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

Dega në Prishtinë e PDK’së ka thënë se ka ngritur disa herë shqetësimin që Komuna e Prishtinës nuk po merr masa për sigurinë e qytetarëvenë vendpunime.

“Fatkeqësisht kjo edhe ndodh si pasojë e mungesës së këtyre masave. Shpresojmë të jenë viktimat e fundit në Prishtinë e në gjithë Kosovën të neglizhencës se institucioneve komunale apo qendrore”, thotë PDK në komunikatën e saj.

Exit mobile version