Site icon Telegrafi

PDK e quan Molliqajn nëntoka e VV-së dhe shef i Shpend Ahmetit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka reaguar ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

PDK e ka quajtur Molliqajn kryebandit dhe shef të Shpendit, duke u bazuar në reagimet që Molliqaj i bënë saherë që denoncohen keqpërdorimet në komunën e aprishtinës, e për të cilat PDK konsideron se Molliqaj ka përgjegjësi të madhe, sidomos në punësimin e qindra militantëve nga mbarë Kosova në Komunë të Prishtinës.

Reagimi i plotë i degës së PDK-së në Prishtinë:

Nëntoka e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj e që ndryshe njihet si Shefi i vërtetë i Shpend Ahmetit dhe njeriu që udhëheq me Prishtinën nuk kishte si të mos reagonte sonte. Dhe këtë e bën sa herë që i dalin në shesh të palarat dhe aferat korruptive marionetës së tij në krye të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Farsa e gjoja zgjedhjeve të brendshme në Vetëfundosje për Prishtinën është pikërisht projekti i Kryebandidit Dardan Molliqaj për të vazhduar me kapjen e Prishtinës, punësimin e militantëve të tij dhe vazhdimin e agonisë në kryeqytet.

Madje edhe vetë Shpend Ahmeti nuk reagoi për aferat që i dolën në shesh, por për aferat e Shpendit po kujdeset të reagoj shefi i vërtetë që e kontrollon atë, Dardan Mollotoviqi.

Exit mobile version